Sporti

Prishtina e vazhdon garën evropiane në Conference League, përballet sonte me Larnen

07/24/2025 07:58
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Prishtinës e fillon sot misionin kualifikues në Conference League.

Në rrethin e dytë kualifikues të këtij kompeticioni, Prishtina do të përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet në stadiumin ‘Ballymena’, duke filluar nga ora 21:00, atje ku fituesja e Kupës së Kosovës, synon fitore dhe rezultat sa më pozitiv.

Kujtojmë që Prishtina u eliminua në raundin e parë kualifikues të Europa League nga Sheriff Tiraspol.

/GazetaBlic Sport/