Sulmuesi i ri i Napolit, Noah Lang, siguroi se nuk do të ketë problem të përshtatet në Serie A, sepse i pëlqen të dalë nga zona e tij e rehatisë.
“Dua që të gjithë të argëtohen kur unë e kam topin”, tha Lang për Radio CRC.
Ai theksoi punën me trajnerin Antonio Conte si një nga arsyet kryesore pse nënshkroi për Napolin: “Të punosh me Conte është fantastike. Më pëlqen të dal nga zona ime e rehatisë – në Holandë intensiteti i lojës ishte më i ulët. Ky lloj pune është pikërisht ajo që më duhet për t’u bërë një lojtar më i mirë, më i plotë dhe më i fortë.”
“Ndihem pak i lodhur, por kjo është normale për parasezonin. Mendoj se stërvitja po shkon shumë mirë dhe po përshtatem. Mezi pres që të fillojë sezoni”, shtoi sulmuesi holandez.
/GazetaBlic Sport


