Lajme

Nuk ka qetësi as në varreza: Mbeturina, barishte e papërgjegjësi në vendin e prehjes së fundit

07/23/2025 20:38
nga:Y I

Nëse ka një vend që meriton më shumë respekt, është ai ku prehen të ndjerët tanë.

Por në Podujevë, varrezat nuk janë më vend nderimi – janë shndërruar në deponi të mbeturinave dhe fletë dëshpëruese të neglizhencës.

Në vend të qetësisë dhe pastërtisë, aty mbretëron rrëmuja: bari i gjatë, mbeturina të shpërndara e mungesë totale mirëmbajtjeje.

Në këtë vend, ku qytetarët vijnë për të kujtuar më të dashurit e tyre, ata detyrohen të përballen me papastërti dhe neglizhencë institucionale.

Qytetarët janë të zhgënjyer dhe me të drejtë kërkojnë që komuna të zgjohet nga gjumi – sepse dinjiteti nuk përfundon me vdekjen, ai nis me kujdesin që tregojmë për kujtimin.

Zeqir Berisha është një nga banorët që jeton shumë afër varrezave të vjetra të qytetit të Podujevës.

Edhe ai fajëson Komunën e Podujevës për këtë gjendje.

Pa faj nuk i la edhe qytetarët e rastit që kalojnë e hedhin mbeturina në këtë rrugë në pjesën e varrezave.

Krejt këta persona të papërgjegjshëm thotë që ka raste që vijnë enkas për të hedhur mbeturina në këtë vend.

Zeqiri bën thirrje që mos të ia dërgojnë mbeturina askujt në vende tjera por ta trajtojnë si duhet.