Katër zyrtarë të komunës së Gjakovës janë prangosur sot gjatë një aksioni të hetuesve të krimeve ekonomike të zhvilluar në Gjakovë.
Ata u arrestuan nën dyshimin për vepren penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, tha për “Gazeta Blic” se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia e Kosovës, konkretisht hetues kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga zyrtarë komunalë në Gjakovë. Katër persona të dyshuar janë intervistuar dhe ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Hetimet po vazhdojnë në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” deklaroi Hoxha për “Gazeta Blic”.


