Skuadra e Partizanit ka njoftuar para pak çasteve se trajneri i tyre, Skender Gega është larguar nga pozita e tij.
Gega është larguar nga pozita e trajnerit, pas eliminit nga Conference League në raundin e parë të kualifikimeve.
Më poshtë keni njoftimin e klubit:
“𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.
E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


