Sporti

Një tjetër skuadër angleze i bashkohet garës për Rodrygon

07/23/2025 09:05
nga:Mergim Rreci

Tottenhami është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit, Rodrygo .

Sipas gazetës AS, Spurs i bashkohet listës në rritje të pretendentëve për brazilianin, e cila tashmë përfshin Liverpoolin , Bayern Munich, Arsenalin dhe Chelsean , pavarësisht çmimit të lartë të kërkuar nga klubi madrilen, transmeton GazetaBlic Sport.

Pas triumfit në Europa League, drejtuesit e Tottenhamit janë të përkushtuar jo vetëm për të ruajtur bërthamën e skuadrës, por edhe për ta forcuar atë. Preisdenti Daniel Levy do të përpiqet të negociojë një çmim më të ulët për Rodrygon, duke synuar uljen e tarifës së transferimit nën çmimin e kërkuar nga Real Madridi prej 90 milionë eurosh.

Deri më tani, raporton i njëjti burim, nuk kanë filluar negociatat. Kontaktet kanë qenë vetëm paraprake dhe me përfaqësuesit e brazilianit. Vetë Rodrygo synon të diskutojë të ardhmen e tij me trajnerin e Real Madridit, Xabi Alonso.

Në sezonin e fundit të La Ligës, Rodrigo luajti 30 ndeshje, në të cilat shënoi 6 gola dhe dha 5 asiste, por tregoi shenja pakënaqësie.

/GazetaBlic Sport/