Opinion

Presidentja në pakohën e Kosovës, blen kohë për Albin Kurtin!

07/22/2025 21:26
nga:Halil Matoshi

Presidentja në pakohën e Kosovës, blen kohë për Albin Kurtin!

Presidentja kot i blen kohë Albinit: Ky njeri as nuk krijon institucine, simas mandatit demokratik, as nuk ia jep votat Zojës Vjosa Osmani edhe nji mandat!?

Kësaj pune populli n’Kosovë i thotë zarar – pa qar!

1.
Ne demokraci ekziston nji normë që e mirëmbanë atë në kâmë: “vetepermbajtje institucionale”.
Me gjuhë të nji komunikimi kolokvial, kjo dmth. “vetekontroll, me qenë i kufizuem dhe tolerant” ose “veprimi i kufizimit gjatë ushtrimit të nji të drejte ligjore”.
Zonja Presidente gjatë komunikimit të jashtëzakonshëm me publikun (22 korrik, 2025) e ka shmang rrâjën e fjalës, pra burimin e saj etmoogjik “me nda me të tjerët” dhe as “me bâ diçka të përbashkët”, pra dertin për krizën!?
Derti i saj personal (pushteti) nuk âsht i shtetasve!

2.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk âsht vetëpërmbajtë, kur nga Qeveria janë shpallë si caqe lehtë të cënueshme mediat, gazetarët dhe opinionistat!? Njashtu edhe opozita dhe gjyqësori.
Integriteti dhe besueshmënia e tyne.
Burri i saj i ka shpallë “organizatë e bashkueme kriminale” gazetarët.
Pra ajo nuk ka dëshmu as tolerancë në detyrë!
Nuk i ka mbrojtë targetet e Qeverisë, simas parimit “check and balances”, kurse tashti, në nji ditë me vapë, qohet e thotë se po cënohet Siguria Kombëtare, pa e përcaktu se nga kush po vjen ky rrezik!?
Opurtunizëm i frikshëm.

3.
Presidentja me konformizëm të neveritshëm ka shfaqë dyshime në kjartësinë e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese jo nisun nga solipsizmi albinist, por nga mosguximi prej grueje të shtetit dhe misguximi qytetar, ngase ky verdikt âsht krejt i kjartë, porse Albin Kurti tue qenë se nuk e pranon aktgjykimin, e lexon me sytë e militantit partiak, e jo si burrë shteti, që s’ka me u bâ kurrë!
Kurti qëllimshëm po e shpërbën rendin kushtetues, që në kaos e pashpresë (gjendje permanente e jashtëzakonshme!) me e shpallë Republikën e Tretë, tue rreziku territor e sovranitet shtetnor!???
Dhe pavetëdijshëm, Presidentja po i ndihmon kti qëllimi antishtet, tue ble kohë për Kurtin edhe spaku dy muej, (nji muej derisa Gjykata Kushtetuese ka me e shqyrtu kërkesen dhe nji muej pezullim të 30-ditëshit kushtetues për konstitumin e Kuvendit.

4.
Gjykata Kushtetuese nuk munet me e suspendu vet Kushtetutën e me dalë përmi, as partitë politike dhe as me e zavendësu normën e pranim-dorëzimit të pushtetit në demokraci, simas praktikave të maparshme, që nga 2008a.
Kosova me nji qëllim “suprem” të nji njeriu, liderit të VVsë, âsht futë në krizë thelbsore politike (dominim i shtetit nga nji organizatë politike, që msynë detronizimin e skenës politike, pra nënshtrimin e partive rivale) uzurpim i pushtetit total, tue u mbështetë në votë relativisht të madhe popullore por pa mandat pricedural-kyshtetues.
Sëkëndejmi, juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese dhe as kompetencat kushtetuese të Presidentes nuk mujnë me e zgjidhë krizën.
As nuk mujnë mâ me ofru siguri juridike për institucionet, ndamjen e pushteteve dhe për qytetarët.

5.
Duhet vetëdije e naltë shtetmbajtëse dhe mobilizim shoqnor, ngase e drejta e mbrrime me flijimin e tre brezave të kosovarëve munet me u tregëtu për pushtet total të nji njeriu që msyne qëllimin e njeriut historik (me standarde e dijes e vetëdijes kombëtariste parashtetnore, të rilindasve të shekullit 19 dhe fillimin e shekullit 20) e jo lirinë e njeriut në histori, me standarde të dijes e vetëdijes për shtetin/komb, në çerekshekullin e dytë të 21shit!

6.
Presidentja druej se ka me hile, këtë herë: opurtunizmi i saj në raport me verdktin e Kushteueses âsht krejt ngat ideve të rrezikshme të Kurtit dhe larg nga garantimi i funksionimit kushtetues të institucioneve.

Tue iu lajmitë Kurtit për votën e organuzatës së tina për mandatin e dytë, Presidentja i bleu atina kohë që me e sfidu pushtetin dhe me e matë disponimin e popullit të Kosovës, nëse ka vullnet me e mbrojtë lirinë e vet ose ka hequn dorë nga kjo, në këmbim të diçkaje që i përget nacionalizmit romantik dhe lëshimit me paraglidë!

Shteti âsht nëse jo ende n’ramje të lirë, me paraglidë po!
Këtë dashti me u thanë kosovarëve Presidentja!

Populli i Kosovës âsht para vendimit historik: Me përcaktu qartë: Për sovranitet shtetnor apo për projekte vetvendosëse simas modelit aventurier leninist!?

Presidentja megjithë përplitjet (ndërmjet dëshirave qëllimmira dhe betejës edhe për nji mandat si shefe e shtetit) nuk e ka në dorë asnji mekanizëm efektiv me e nal rreknimin e shtetit.

Kush munet me nalë tiraninë pos atyne që e kanë kriju këtë shtet: Amerikanët & Friends!