Lajme

Bulliqi për Abdixhikun: ‘Nëse ka mujt me funksionu si ministër në qeverinë Kurti, pse s’po mujka tash”

07/22/2025 20:55
nga:Y I

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi është i ftuar në “Pressing”.

Bulliqi foli edhe për kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku, ku tha se nëse ka mundur të funksionojë si ministër i Kurtit, pse nuk mundet edhe në koalicion.

“Nëse ky Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së ka mundur me ekzistu si ministër i Qeverisë Kurti dhe ka bashkëpunu si ministër me Kurtin, sot pse nuk po mujka”, tha Bulliqi.

Por, atij iu përgjigj autori i emisionit “Pressing”, i cili i tha se “përformanca e ministrave të LDK-së ka mundur të jetë rrezik për ata të LVV”, duke shtuar se “nuk i kanë shërbyer Kurtit’.