Tani nuk duhet të ketë më dyshime.
Viktor Gyokeres do të shkojë te Arsenali dhe një marrëveshje është arritur.
Kjo raportohet nga The Athletic dhe Fabrizio Romano. Ky i fundit ka bërë të ditur se marrëveshja do të arrihet.
Fabrizio Romano shkruan se Sporting dhe Arsenali kanë arritur një marrëveshje verbale. Klubi portugez ka pranuar një ofertë prej 63.5 milionë eurosh plus 10 milionë euro në bonuse.
Agjenti i Viktor Gyökeres ka vendosur gjithashtu të ulë komisionin e tij, gjë që gjithashtu ka ndihmuar në përfundimin e marrëveshjes.
/GazetaBlic Sport


