Skuadra nënkampione e Kosovës, FC Ballkani, e fillon sonte aventurën evropiane për sezonin 2025/26.
Ballkani do të përballet me ekipin maltez Floriana FC në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do të shënojë ndeshjen e parë zyrtare të skuadrës nga Suhareka këtë edicion të garave në ‘tapetet’ evropiane.
Të gjithë futbollistët janë në dispozicion të trajnerit Shehu, përjashtim bën vetëm Marsel Ismajlgeci, i cili mungon shkaku i suspendimit që ka nga ndeshjet e vitit të kaluar.
Ky takim luhet me fillim nga ora 20:30.
/GazetaBlic Sport/


