Lajme

Bajrami: Qeveria po dëmton kompanitë me liberalizimin e energjisë

07/22/2025 10:52
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër liberalizimit të tregut të energjisë, duke kritikuar përjashtimin e rreth 1300 kompanive nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, raporton GazetaBlic.

Ajo ka theksuar se ky proces është i papërgatitur dhe se asnjë kompani e përjashtuar nuk ka marrë ende faturën e muajit qershor.

Bajrami ka dyshime se qeveria nuk është e gatshme për të faturuar saktë dhe ka akuzuar se kjo situatë mund të lidhet me fitimet e larta të Vuk Hamoviqit dhe NOA-s, duke paralajmëruar hetime nga Prokurorinë Speciale.