Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka theksuar se ka mbështetur gjithmonë Albulena Haxhiun në formën e hapur të votimit.
Ai për GazetaBlic gjithashtu ka shprehur se e voton çdo kandidat që vjen me propozim në formën e hapur, duke shtuar se nuk ka mbështetur Komisionin e fshehtë, pasi e konsideron si shkelje të Kushtetutës.
“Unë, në formën e hapur, e kam votuar vazhdimisht Albulena Haxhiun. Unë, kam thënë që e votoj secilin kandidat që Kurti e bën në formën e hapur. Nuk e kam votuar Komisionin e fshehtë, sepse e konsideroj që është shkelje Kushtetuese. Në formën e hapur, e votoj çdo kandidat që vjen me propozim, ndërsa sa i përket pjesës së Qeverisë është temë tjetër”, tha Berisha.
Berisha ka theksuar se konstituimi i Kuvendit është një proces i nevojshëm dhe duhet të bëhet sa më shpejt.
“Është e nevojshme dhe duhet të votohet, konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet sa më shpejt”, përfundoi ai për GazetaBlic.
Albin Kurti nuk i ka numrat: Çka nodhi në takimin me Fatmir Limajn?!


