Sporti

Zyrtare: Bryan Mbeumo transferohet tek Man United

07/21/2025 21:15
nga:Lorik J

Bryan Mbeumo është lojtar i Manchester United.

Ai i bashkohet klubit në një marrëveshje që mund të kalojë 65 milionë funte.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2030 me mundësi zgjatjeje edhe për një vit.

Kamerunasi Bryan Mbeumo pati një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar, duke shënuar 20 gola për Brentfordin.

/GazetaBlic Sport