Sporti

FC Oleksandriya interesohet për Adnard Mehmetin

07/21/2025 21:03
nga:Lorik J

Një nga mesfushorët më të mirë në Kategorinë Superiore, Adnard Mehmeti ka ofertë zyrtare nga Ukraina.

Mesfushori i Partizanit, Adnard Mehmeti ka rënë në radarin e klubit ukrainas, FC Oleksandriya, mëson ekskluzivisht ‘GazetaBlic Sport’.

Mehmeti ka kontratë me klubin e Partizanit edhe për dy vite, teksa oferta e parë zyrtare e klubit ukrainas në drejtim të Partizanit tashmë është paraqitur.

Sipas informacioneve, Partizani nuk dëshiron ta largojë futbollistin, derisa në dyert e tyre vjen një ofertë e parezistueshme financiarisht, pasi Mehmeti është një nga më të dalluarit në klub.

E ardhmja e tij momentalisht mbetet e pasigurt, teksa Oleksandriya do të tentojë deri në fund transferimin e tij, pasi pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit ukrainas.

/GazetaBlic Sport