Lajme

Haxhiu: 50 dështime të Vetëvendosjes, Kosova në krizë institucionale dhe drejt grusht shtetit

07/21/2025 13:00
nga:Genita C

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti pas 50 përpjekjeve të dështuara për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, kjo situatë pasqyron krizën e thellë institucionale dhe politike në vend, si dhe mungesën e vullnetit demokratik nga ana e LVV-së.

Haxhiu e akuzon partinë për manipulim, bllokadë dhe shkelje të Kushtetutës në përpjekje për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, duke e cilësuar situatën si një “grusht shteti institucional”.

Ai bën thirrje për përgjegjësi dhe rikthim të demokracisë.