Lajme

“LVV nuk po pajtohet me fatin se duhet me kalu në opozitë”

07/21/2025 12:55
nga:Genita C

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për dështimin e saj të vazhdueshëm në krijimin e shumicës parlamentare, edhe pas 50 seancash në Kuvend, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se, ndonëse partia ka përkrahje të madhe (42.3%), mungesa e partnerëve dhe qasja përjashtuese (“o krejt, o asgjë”) po e çon LVV-në drejt opozitës.

Sipas Muharremit, nëse nuk reformohet thellësisht, LVV rrezikon të humbasë edhe më shumë mbështetje në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa e ardhmja e saj politike duket të jetë në opozitë – një realitet me të cilin, sipas tij, Albin Kurti ende nuk po pajtohet.