Lajme

Tragjike: Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën në Gjakovë, u rrëzuan nga kati i 13-të

07/21/2025 09:19
nga:Genita C

Dy punëtorë kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot paradite në një objekt ndërtimi sipas informacioneve të para.

Menjëherë pas aksidentit ata janë dërguar në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” Gjakovë në emergjencë, por përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, fatkeqësisht nuk kanë arritur t’u mbijetonin plagëve të marra.

Nërkohë, raportohet se kanë rënë nga kati i 13-të.