Uebsajti zyrtar i Liverpoolit ka postuar një listë të plotë prej 29 lojtarësh që do të udhëtojnë në Azi për turneun para-sezonal.
Në skuadër nuk përfshihet Federico Chiesa, i cili pritet të largohet nga klubi këtë verë. Sipas disa raportimeve, anësori është jashtë fushave për shkak të një problemi të vogël.
Luis Diaz dhe Darwin Nunez, lojtarët e tjerë, e ardhmja e të cilëve në Liverpool është e pasigurt, po udhëtojnë me ekipin.
Portierë: Alisson, Woodman, Mamardashvili, Pecsi, Misciur
Mbrojtës: Gomez, Van Dijk, Konate, Tsimikas, Robertson, Kerkez, Frimpong, Bradley
Mesfushorët: Endo, Szoboszlai, Mac Allister, Jones, Elliott, Gravenberch, Wirtz, Morton, Stephenson, Nyoni
Sulmues: Diaz, Nunez, Salah, Gakpo, Doak, Ngumoha
/GazetaBlic Sport


