Sporti

Kosova U19 në hendboll arrin suksesin më të madh në nivel evropian

07/20/2025 16:21
nga:Lorik J

Vajzat e Kombëtares U19 në hendboll kanë arritur suksesin më të madh nga të gjitha grupmoshat në sportin e hendbollit në nivel të kampionateve evropiane.

Hendbollistet tona zunë vendin e pestë në Divizionin B, në Evropianin që u mbajt në Gjeorgji, njofton FHK, përcjell GazetaBlic Sport.

Kosova e mbylli Kampionatin me katër fitore e dy humbje. Sot mundën Luksemburgun, ndërsa dje Izraelin.

Në fazën grupore fituan ndaj Bullgarisë e Gjeorgjisë, ndërsa humbjet e vetme i pësuan nga Ukraina e Sllovakia, të cilat u takuan në finale.

/GazetaBlic Sport