Lajme

Mbi 80 efektivë të angazhuar për ta vënë nën kontroll zjarrin në Dukat

07/20/2025 16:11
nga:Gazeta Blic

Shqipëria ka ditë që po përballet me zjarre nëpër të gjithë territorin e saj.

Së fundmi, në zonën e Dukatit, zjarri është intensifikuar.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë të ditur se mbi 80 efektivë janë angazhuar në vijën e parë, nga toka dhe ajri për ta vënë nën kontroll këtë zjarr.