Lajme

Osmani bashkë me familjen e saj në koncertin e Armendit: Natë e paharrueshme

07/20/2025 14:19
nga:Genita C

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë emocionet e saj pas koncertit të mbrëmshëm të Armend Rexhepagiqit, duke e cilësuar si një “koncert magjik”, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se zëri i Armendit dhe shpirti artistik i tij sollën një udhëtim të paharrueshëm, duke lidhur nostalgjinë me freskinë e krijimeve të reja.

Osmani falënderoi këngëtarin për emocionet dhe kujtimet që ai solli, duke theksuar se ai sfidon kohën me artin e tij.