Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur entuziazmin e tij për koncertin e Armend Rexhepagiqit, duke theksuar se ky ishte më shumë se një ngjarje muzikore, raporton GazetaBlic.
Rama e ka cilësuar koncertin si një moment të veçantë, duke thënë: “Armend, ky nuk ishte veç koncert, ti ndeze shpirtin e një qyteti të tërë!”
Ai theksoi se Prishtina është më shumë se një qytet, është një ndjenjë dhe melodi që nuk ndalet kurrë, duke e quajtur atë Kryeqytetin e vërtetë.


