Sporti

Ndeshja për vendin e shtatë, Kosova përballet me Irlandën

07/20/2025 10:41
nga:Genita C

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të përballet me Irlandën.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për vendin e shtatë të Kampionatit Evropian të basketbollit për kategorinë U-20-të që po mbahet në Yerevan të Armenisë.

Kujtojmë se Kosova U-20, kishte arritur në çerek-finale por që ishte eliminuar nga Zvicra me rezultat 72-61, ku më pas humbën edhe ndeshjen ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 71-61.

Loja pritet të nisë e fillim nga ora 11:30, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.