Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois janë ngjitur tashmë në ring.
Oleksandr Usyk, 38-vjeçari ukrainas i njohur si “The Cat,” synon të bëhet për herë të dytë në kohët moderne kampion i padiskutueshëm i botës me katër rripa – WBA, WBC, IBF dhe WBO, transmeton GazetaBlic Sport.
Nga ana tjetër, Daniel “Dynamite” Dubois, kampion aktual i IBF-së, kërkon revanshin e plotë për humbjen e kontestuar në raundin e 9-të në Poloni, duke u përpjekur të vendosë një precedent historik: kampioni i parë i padiskutueshëm britanik i peshave të rënda që nga Lennox Lewis (1999).
‘GazetaBlic Sport’ do të ju mbajë të informuar për fituesin e këtij meçi.


