Sporti

“Shpërthejnë” Kurtaj e Susuri, Liria fiton ndaj Tiranës në miqësore

07/19/2025 20:08
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Lirisë po tregon se do të jetë një skuadër shumë e fortë për edicionin e ardhshëm.

Prizrenasit e kanë mposhtur skuadrën e Tiranës në miqësoren e zhvilluar sot, 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Albion Kurtaj realizoi dy gola, kurse Fitim Susuri shënoi një tjetër, për të dëshmuar kualitetin e skuadrës dhe për të siguruar fitoren në këtë takim.

Kujtojmë që kjo skuadër ka bërë disa ndryshime dhe pritet të jetë pretendente kryesore për ngjitje në Superligë.

/GazetaBlic Sport/