Tifo grupi i madh shqiptar, ‘Shvercerat’, ia kanë ndërprerë sot stërvitjen skuadrës së tyre të zemrës, FC Shkupit.
Kjo gjë ka ndodhur pas pakënaqësive të fundit të këtij tifo grupi me politikat dhe gjendjen në të cilën po kalon klubi.
“Deri sa nuk do të ketë sinqeritet dhe transparencë, asgjë nuk vazhdon normalisht. Mos na provoni durimin, se historia e ka tregu kush vendos në këtë qytet”, ky ishte paralajmërimi i lëshuar në një komunikatë të tyre zyrtare.
Në një pronocim për ‘GazetaBlic Sport’, udhëheqësi i ‘Shvercerave’, Fatmir Jashari, tha se bllokimi që ka ndodhur sot lidhet me pakënaqësinë që kanë me kryesinë e klubit dhe se duan që të largohen disa gjëra.
“Po, sot e kemi bllokuar stërvitjen e klubit. Kemi pakënaqësi dhe nuk kemi gjetur pikë të përbashkët. Kërkesat nuk duam t’i bëjmë publike, qëndrimi ynë është i qartë, të largohen disa gjëra dhe mos të përsëriten disa të tjera, siç ka ndodhur në të kaluarën. Kërkojmë të gjejmë një pikë të përbashkët me kryesinë e klubit“, tha Jashari.
Kujtojmë që ky tifo grup ka qenë në vazhdimësi një forcë shtesë për skuadrën e Shkupit, sepse shquhen për përkrahjen e madhe që ofrojnë nga tribunat, poashtu për ogranizimin e tyre.
/GazetaBlic Sport/


