Lajme

Dëmtohet objekti i QM-së në Gjakovë

07/19/2025 09:12
nga:Y I

Persona të panjohur ende për policinë, dyshohet se kanë dëmtuar objektin e mjekësisë familjare në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë, ky objekt kishte një kohë të gjatë që ishte jashtë funksionit.

“Raportohet se persona të panjohur, kanë dëmtuar në objektin e mjekësisë familjare e cila për një kohë të gjatë ishte jashtë funksionit. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në njoftim.