Sporti

Kosova U20 mposhtet nga Zvicra në Kampionatin Evropian Divizoni B

07/18/2025 21:04
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës U20 në basketboll ka pësuar humbjen e radhës në Kampionatin Evropian, Divizioni B.

‘Dardanët’ janë mposhtur në ndeshjen çerekfinale nga kombëtarja e Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 72-61.

Zvicra ka siguruar tashmë gjysmëfinalen, atje ku do të përballet me Letoninë.

/GazetaBlic Sport/