Sporti

Galatasaray kërkon shërbimet e Ederson

07/18/2025 20:06
nga:Mergim Rreci

Sipas L’Equipe, Galatasaray ka ofruar 3 milionë euro për portierin titullar të Manchester Cityt, Ederson.

Portieri brazilian po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij dhe tani “qytetarët” duhet të vendosin nëse do t’i lejojnë atij një sezon të fundit nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Ederson, 31 vjeç, kaloi tetë sezone të plota te Manchester City pas transferimit të tij nga Benfica në vitin 2017.

Manchester City po shqyrton mundësinë e rikthimit të James Trafford nëse ndahet nga braziliani. Gjigantët e Manchesterit kanë një klauzolë në Trafford që po e vonon transferimin e tij në Newcastle.

/GazetaBlic Sport/