Lajme

Gashi: Marrëveshjen e Uashingtonit Osmani e Kurti dikur e quanin tradhti kombëtare, sot ‘arritje historike’

07/18/2025 11:44
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vazhdojnë me deklarata kundërthënëse në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020

Ai tha se Osmani e Kurti këtë marrëveshje dikur e konsideronin tradhti kombëtare, ndërsa sot e prezantojnë si “arritje historike” për Kosovën.

“Pas pesë vitesh në pushtet, Presidentja dhe Kryeministri vazhdojnë me veprime dhe deklarata kundërthënëse. Ata që dikur thoshin se Marrëveshja e Washingtonit ishte kundërkushtetuese dhe tradhti kombëtare, sot e quajnë “arritje historike” dhe “sukses për Kosovën” ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë:

Pas pesë vitesh në pushtet, Presidentja dhe Kryeministri vazhdojnë me veprime dhe deklarata kundërthënëse.

Ata që dikur thoshin se Marrëveshja e Washingtonit ishte kundërkushtetuese dhe tradhti kombëtare, sot e quajnë “arritje historike” dhe “sukses për Kosovën”.

Le t’ia lëmë historisë gjykimin për të shkuarën.

Por detyra jonë është të flasim për sot.

Çfarë po bëjnë ata për:

konstituimin e institucioneve?

ruajtjen e aleancave strategjike?

zhvillimin ekonomik të vendit?

sigurinë kombëtare?

Sot, në vend të vizionit – ka konfuzion.

Në vend të besimit – ka pasiguri.

Në vend të aleancave – ka izolim.

Në vend të mobilizimit – ka apati.

Kosova meriton më shumë.

Qytetarët meritojnë lidership të qartë, përgjegjës dhe të besueshëm.