Sporti

Zyrtare: Petrit Terziu nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Ferizajn

07/17/2025 15:53
nga:Mergim Rreci

Petrit Terziu është rikthyer tek skuadra e Ferizajt.

Pas një aventure shumë të shkurtër dhe të pa zyrtarizuar tek Vëllaznimi, portieri 23 vjeçar u rikthye tek Ferizaj, ashtu siç raportoi ekskluzivisht ‘GazetaBlic Sport’.

“Sot, klubi ynë ka rinovuar kontratën me portierin Petrit Terziu. Petriti është pjesë e klubit prej tre vitesh dhe gjatë kësaj kohe ka treguar përkushtim, seriozitet dhe paraqitje të mira në fushë”, thuhet në njoftimin e klubit.