Mediat italiane i kanë kushtuar shumë hapësirë trasnsferimit të Luka Modric te Milani ditët e fundit, por një yll italian i futbollit në veçanti spikati në lëvdatat e tij për kapitenin kroat, dhe ky është Christian Bobo Vieri.
“Ishte një mundësi unike. Absolutisht do të kisha nënshkruar një kontratë njëvjeçare me të”, tha Vieri.
Ai thekson se përvoja dhe klasi i Modricit janë një aset i paçmuar për çdo ekip. “Në Itali, një futbollist i klasit të tij mund të luajë 40 ndeshje me një cigare në gojë”, tha Vieri për Corriere della Sera, një nga gazetat italiane më të lexuara.
Modric do të festojë ditëlindjen e tij të 40-të në shtator, por Vieri thekson se klasi nuk ka datë skadimi dhe se do të dalë në pah në Serie A, sepse në kampionatin italian, taktikat mbizotërojnë forcën fizike.
/GazetaBlic Sport


