Lajme

Haradinaj priti në takim Gino Mulliqin- Është një histori suksesi shqiptaro-amerikane!

07/17/2025 10:18
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Gino Mulliqin, i cili së fundmi është zgjedhur anëtar i Këshillit Komunal të qytetit Wylie në shtetin e Teksasit.

Haradinaj tha se ‘Gino është një histori suksesi shqiptaro-amerikane’

“Me prejardhje nga Kosova, ai është dëshmi e atdhedashurisë dhe përkushtimit, duke ruajtur lidhjet me vendlindjen dhe duke përfaqësuar me dinjitet komunitetin tonë në SHBA, qoftë si ndërmarrës ashtu edhe si zyrtar publik.Vlerësoj jashtëzakonisht shumë kontributin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për çështjen shqiptare dhe për forcimin e urave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe komunitetit tonë në Amerikë” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të pres në zyrën e Aleancës Gino Mulliqin, i cili së fundmi është zgjedhur anëtar i Këshillit Komunal të qytetit Wylie në shtetin e Teksasit.

Gino është një histori suksesi shqiptaro-amerikane. Me prejardhje nga Kosova, ai është dëshmi e atdhedashurisë dhe përkushtimit, duke ruajtur lidhjet me vendlindjen dhe duke përfaqësuar me dinjitet komunitetin tonë në SHBA, qoftë si ndërmarrës ashtu edhe si zyrtar publik.

Vlerësoj jashtëzakonisht shumë kontributin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për çështjen shqiptare dhe për forcimin e urave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe komunitetit tonë në Amerikë.