Vullnet Bugaqku i KDI-së ka kritikuar mënyrën se si Qeveria Kurti ka hartuar dhe miratuar disa prej projektligjeve kryesore të saj, të cilat më pas janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, raporton GazetaBlic.
Bugaqku për GazetaBlic tha se, ndonëse Qeveria kishte ardhur në pushtet me premtime për reforma të thella, procesi i hartimit të ligjeve ka qenë i mangët dhe i shkëputur nga ekspertiza e nevojshme profesionale dhe civile.
“Këta kanë ardhë në pushtet me premtimin që kanë me bërë reforma të thella, qoftë në sektorin e drejtësisë apo edhe në sektorë të tjerë, por mendoj se këto kategori të projektligjeve që janë anuluar nga Gjykata Kushtetuese kanë qenë si pasojë që gjatë fazës së hartimit nuk janë konsultuar mjaftueshëm ekspertizat e shoqërisë civile,” ka deklaruar ai.
Sipas tij, qasja e Qeverisë është orientuar më shumë drejt përmbushjes së premtimeve elektorale, sesa përputhjes me Kushtetutën dhe standardet ligjore.
“Duket se ka qenë një lloj tendence që ta çojnë përpara premtimet elektorale, ku rrjedhimisht shumica e këtyre projektligjeve në përmbajtje kanë rënë ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe kanë cenuar në disa raste edhe të drejtat dhe liritë e njeriut, sidomos Ligji për Paga, Ligji për Zyrtarët Publik apo edhe Ligji për KPK-në,” ka shtuar Bugaqku.
Ai ka theksuar se ky trend është shqetësues dhe tregon për mungesë të thellë të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe aktorëve të tjerë relevantë në procesin legjislativ.
Deklarata e plotë:


