Pacientët me kancer në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po përballen me mungesë të barnave.
Të njëjtit po detyrohen t’a sigurojnë vetë terapinë pasi mungon një pjesë e ilaqeve të nevojshme.
Ne gjatë ditës së sotme qëndruam para ambienteve të kësaj klinike ku komunikuam me disa prej pacientëve dhe familjarëve të cilët na shprehën këtë shqetësim me të cilin përballen çdo ditë.
Një qytetar i cili kishte motrën të shtruar në Klinikën e Onkologjisë dhe udhëtonte nga Mitrovica e Veriut për në Prishtinë sa herë ajo kishte kimioterapinë tha për kameran e “Gazeta Blic” se çdo ditë janë të detyruar të blejnë barna.
Ai na tregoi faturën ku tha se vetëm sot kishte blerë barna në vlerë 50 euro.
“Po ka mungesë. Unë vetë tani e kam faturën motra brenda eshte duke marrë infuzion, bleva barna afersisht rreth 50 euro. Ka mungesë, kur e marrin kimio-terapinë çdo ditë duhet me ble barna.Veç të thonë këto s’i kemi shko edhe bleji. Skemi qa me ba po duhet me shku me i marr”
Një tjetër familjare në kushte anonomiteti u shpreh se shumica e pacientëve dalin duk qarë nga mjeku se nuk kanë para t’i blejnë ilaqet që ju nevojiten.
“Nuk jam duke i kuptu unë, a ministria a Qeveria. Këtu plot dalin duke qajt nga mjeku se nuk kanë me çfarë me ble barnat. Ekstrem keq situata” tha nje familjare e një pacienti në kushte anonimiteti”
E Një tjetër pacientë, e cila ishte shtruar në klinikë, tha se se gjithçka aty është për keqardhje dhe realiteti është mjaft i hidhur.
Ajo na kumtoi se herën e kaluar sa ishte në terapi ka paguar 25 euro ndërsa gjatë ditës së sotme ka paguar 60 euro.
“Herën e kaluar kemi paguar 25 euro ndërsa sot komplet këto që po i paguaj janë 60. Për keqardhje për rendin për sistemin për të gjitha. Realitet i hidhur jashtëzakonisht”.
Ndërsa një tjetër pacient i kësaj klinike tha se për të deri tani ka patur barna.
Ai tha se çfarë barnash mungojnë ata smunden t’a dinë sepse ka lloje të ndryshme terapish dhe ilaqesh.
“Na që e përdorim terapinë, për ne ka, çfarë barnash mungojnë ne smundemi me dit se këtu ka lloj të ndryshme terapie dhe barnave që dallojnë. Na e marrim Unifezko, është një bar që goxha kushton, ka pas rregullisht. Mua jo, para tre vitesh po, meqë se as këtu nuk gjendej, por per momentin duhet me i falenderu mirë eshte” deklaroi ai për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


