Në ditën e tretë të transmetimeve të rrëfimeve të historive të dhunës seksuale nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës, gruaja që ka zgjedhur Debat Plusin të tregoj historinë e saj në kushte anonimiteti tregon mes emocionesh atë çka përjetoi në një fshat të Kosovës.
Ajo bashkë me motrën e saj u gjenden në një situatë ku nuk patën mundësi t’i iknin dhunimit seksual.
E mbijetuara që po tregon historinë e saj në Debat Plus me Ermal Pandurin thotë se për të më e vështirë ishte që ajo i ndodhi edhe motrës së saj.
“Lufta më gjeti me tre fëmijë. Një më pati vdekur, me tre fëmijë dhe si të gjithë dolëm në bjeshkë, ditën e Bajramit na larguan, ikëm, shkuam, fëmijët i mora, se me shpresë se veç po dalim e kthehemi. Se kurrë nuk po besonte njeriu që bëhet ajo katastrofë edhe i vesha fëmijët por jo me ju marrë rroba më tepër jemi shkuar në bjeshkë, aty ka pasur ujë, kalo fëmijët ujin, u dathën, edhe vendosa të kthehem te shtëpia t’i marrë gjërat, se edhe e re edhe kur s’e rrok logjika hiç. U kthyem aty, aty tani i mora dy gra me vete, plus motrën, vet e katërta, kur shkova, aty ish kanë shtëpia shkrumb e djegur edhe aq shumë u mërzita, dy gratë i lash nëpër shtëpitë e veta, motrën e mora më vete”
Kjo rrugë, për t’iu siguruar fëmijëve të saj gjërat elementare, i kushtoi me një përjetim të tmerrshëm që ia ndryshoi jetën përgjithmonë. Në shtëpitë që kishin shkuar për të gjetur ndihmën, u dhunuan nga forcat serbe të ushtrisë e policisë.
“Ishin diku 500 metra nga shtëpia ime, edhe kur shkuam aty shtëpia ime e djegur krejt, e kemi pasur një çeshme, jo lartë, por kështu dilte poshtë, edhe kur e kam parë shtëpinë ashtu të djegur, çka kemi hjek me ndërtu, jam ulur e kam pi një grusht ujë dhe kam thënë, hej more zot ai kam fëmijët mirë, veç e kam pirë ata ujë dhe kam rënë shehadet, janë fëmijët mirë, s’po mërzitëm edhe jemi nis të shkojmë te një shtëpi e komshinjve, se edhe ata më patën porositur t’iu marrë disa gjëra. Aty kur jemi shkuar, aty ndodhi e zezë dita, erdhën pesë policë me uniforma.
Panduri: Me uniforma e maska në fytyrë?
E mbijetuara: Jo, do më vija e këso, nja dy kanë qenë ashtu, tre kanë qenë të zhytë, e dy kanë qenë normal, edhe unë isha vetëm me motrën. Aty na kanë shti brenda, në shtëpinë e huaj, jo timen.
Panduri: Bashkë me motrën?
E mbijetuara: Bashkë me motrën.
Historia se si i ndodhi siç e quan ajo “më e keqja” vazhdon e mbijetuara e tregon në Debat Plus në mënyrë të detajuar.


