Lajme

Vendimi i Speciales, Berisha: Ata që shpallën Pavarsinë e Kosovës sot janë braktisur nga institucionet e vendit

07/16/2025 21:03
nga:Sh R

Gazetari Ridvan Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me mocionin e mbrojtjes për heqjen e disa pjesëve të aktakuzës ndaj ish krerëve të UÇK-së, raporton GazetaBlic.

Berisha thotë se ata ishin kryeprotagonistë të luftës dhe paqes ndërsa sot fatkeqësisht janë braktisur nga institucionet e Kosovës teksa po përballen me një proces thelbësisht të padrejtë në Hagë.

Postimi i plotë:

Të përndjekur nga regjimi komunist jugosllav, ata vijuan përballjen duke luftuar regjimin tiran të Millosheviqit. Ishin kryeprotagonistë të luftës dhe të paqes, shpallën pavarësinë e Kosovës, vunë themelet e aleancës me Perëndimin, por sot, fatkeqësisht, janë braktisur nga institucionet e Kosovës, ndërsa po përballen me një proces thelbësisht të padrejtë në Hagë.

Kërkohet drejtësi e bazuar në fakte, jo në thashetheme! Nuk po kërkohet as më pak, as më shumë!