Lajme

Humolli: LVV nuk e ka kuptuar kurrë se drejtësia është shtyllë e shtetit – Askush s’është mbi ligjin

07/16/2025 20:37
nga:Sh R

Ish deputeti, Fatmir Humolli ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka anuluar Udhëzimin Administrativ të nxjerrë nga ministri Hekuran Murati lidhur me arkat fiskale, raporton Gazeta Blic.

Humolli në një prononcim për GazetaBlic, tha se ky vendim është dëshmi se asnjë ministër nuk mund të veprojë jashtëligjshëm dhe se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

Ai shton se LVV nuk e ka kuptu asnjëherë se drejtësia është shtyllë e shtetit dhe nuk ka të drejtë askush të bëj veprime të paanalizuara.

Ish deputeti thekson se Gjykata Supreme e ka konstatuar se është vepër penale të jesh edhe deputet dhe ministër.

“VV ja ka shpreh mosbesim ne gjyqsor demokracija e lejon. Po edhe pse e ka pas shumicën në kuvend nuk ka arrit të ndihmoj institucionin e drejtesisë për shkak se nuk ka qenë e pergaditur vet për të bërë ndryshime, ska pas platform të saktë. Se ka kuptu asnjëherë se drejtësia është shtyllë e shtetit e nuk ka të drejtë askush me bë veprime të pa analizuara drejt .Gjykata Supreme ka konstatue se nuk është e drejt të jetë deputet dhe ministër është veper penale nëse bën këto veprime. Nëse ka bërë veper penale gjykata duhet të veproj para ligjit të gjithë qytetarët janë të barabartë.Nëse një qytetarë bën kundërvajtje apo veper penale gjykata dhe prokuroria është e obliguar të veproj, askush nuk është mbi ligjin. Në këtë rast asnjë minister nuk ka të drejt mos me zbatu ligjin përkundrazi por as gjygjësori dhe prokuroria nuk guxon të jenë mbi ligjin mos me vepru kur shihet sakt shkeljet”, përfundoi ai për GazetaBlic.