Sporti

Zyrtare: Një epokë e re tek Barcelona, Lamine Yamal merr numrin 10-të

07/16/2025 18:58
nga:Mergim Rreci

Barcelona njoftoi zyrtarisht se Lamine Yamal do ta mbajë numrin legjendar 10-të duke filluar nga sezoni i ri.

Edhe pse kontrata e re e yllit të Barcelonës u konfirmua më 27 maj, ceremonia e madhe institucionale zhvillohet sot. Yamal mbërriti në zyrat e klubit me familjen e tij, duke mbajtur dorën e gjyshes së tij, transmeton GazetaBlic Sport.

I riu spanjoll trashëgoi fanellën legjendare me numrin 10 të Barcelonës, të cilën më parë e kishin veshur yje të tjerë si Romario, Rivaldo, Diego Maradona, Ronaldinho dhe Lionel Messi.