Lajme

Rrahmani viziton Fehmi Kupinën: “Lidhja e Prishtinës” është zëri qytetar në këto zgjedhje lokale

07/16/2025 18:34
nga:Sh R

Në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, Eman Rrahmani ka vizituar kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina për ta uruar dhe përgëzuar për listën qytetare Lidhja e Prishtinës, e cila do të marr pjese në këto zgjedhje me listë për asambleistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Në këto zgjedhje për Kuvendin Komunal, Lidhja e Prishtinës do ta ketë mbështetjen dhe angazhimin tonë të plotë që të jetë zëri i qytetarëve të Prishtinës. Lidhja e Prishtinës është e vetmja listë në këto zgjedhje, e cila përfaqësohet nga qytetarët e Prishtinës dhe për qytetin e interesat e Prishtinës. Është Lidhje mbi-partiake, është Lidhje qytetare, është Lidhje e Prishtinës”, ka thënë Rrahmani.