Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim deputetët gjermanë të Bundestagut, Tilman Kuban dhe Dr. Jan Metzler, raporton GazetaBlic.
Në takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre.
Abdixhiku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe theksoi partneritetin e qëndrueshëm mes LDK-së dhe CDU-së si parti të qendrës së djathtë me vlera të përbashkëta evropiane.
Palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.


