Lajme

Enver Hoti i bashkohet AAK-së, kandidat për kryetar të Malishevës

07/16/2025 14:57
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Enver Hoti i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj e ka vlerësuar Hotin si veprimtar të hershëm dhe profesionist me përvojë institucionale, raporton GazetaBlic.

Me këtë rast, ai ka bërë të ditur se Hoti do të jetë kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e ardhshme lokale.