Malisheva ka udhëtuar drejt Islandës për t’u përballur me Vikungur Reykjavik në ndeshjen kthyese të raundit të parë në Ligën e Konferencës.
Skuadra e Bekim Isufit ka humbur duelin e parë në Prishtinë me rezultatin 0-1, teksa nesër kërkon përmbysje.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Malisheva ka pasur një udhëtim të lodhshëm e mjaft të mundimshëm.
Malisheva është nisur nga Prishtina drejt Vienës, e më pas nga Viena drejt Reykjavik dhe ka pasur një udhëtim afro 6 orësh.
Stafi i ekipit kanë ateruar në Islandë rreth orës 01:00 të mëngjesit.
/GazetaBlic Sport


