Lajme

Vrasja e të riut në Shqipëri, arrestohen dy nga autorët

07/16/2025 08:32
nga:Genita C

Janë arrestuar dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë ku trupi i pajetë i të riut u gjet pranë liqenit të Shkopetit.

Në pranga janë vënë Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të arrestuar në Tropojë e në Tiranë, shkruan A2.

Ndërsa në kërkim janë shpallur Kristi Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj.