Sporti

Shkëndija siguron kualifikimin tutje, ky është kundërshtari me të cilin do të përballet në raundin e dytë

07/15/2025 22:42
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Shkëndijës ka siguruar kalimin në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Tetovarët triumfuan pas vazhdimeve me shifrat 2 me 1 ndaj The New Saints, shkruan GazetaBlic Sport.

Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Shkëndija do të përballet me ekipin kampion të Rumanisë, FCSB.

Ndeshja e parë: 22 ose 23 korrik 2025

Ndeshjet e dytë: 29 ose 30 korrik 2025

/GazetaBlic Sport/