Lajme

Rukiqi: Shtetet e Quint-it të reagojnë për uzurpimin e kabinetit qeveritar nga ish partia në pushtet

07/15/2025 21:14
nga:Sh R

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga Shtetet e Quint-it dhe Zyra e Bashkimit Evropian, për të adresuar rrezikimin e rendit kushtetues në Kosovë.

Rukiqi theksoi se mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe uzurpimi i kabinetit qeveritar nga Lëvizja Vetëvendosje po dëmton thellësisht proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit.

Postimi i plotë:

Shtetet e Quint-it dhe Zyra e Bashkimit Evropian, duhet të reagojnë, qartë dhe me vendosmëri, për rrezikimin e rendit kushtetues, mos respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, uzurpimin e kabinetit qeveritar nga ish partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje

Çdo investim i këtyre vendeve në shtetndërtim, çdo investim në procese demokratike, çdi investim në zhvillimin e vendit, çdo proces integrues, po rrezikohet nga tentativa e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për uzurpim institicionesh dhe mosrespektim të rendit kushtetues dhe ligjeve në fuqi.