Analisti politik Avni Arifi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që ka hedhur poshtë një udhëzim administrativ të, Hekuran Murati, lidhur me arkat fiskale, raporton GazetaBlic.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic, thotë se është një vendim i drejtë dhe i pritshëm për këdo që njeh bazat e ligjshmërisë.
Ai shton se në Kosovë ende nuk është kuptuar se Hekurani dhe partia e tij e kuptojnë ligjin vetëm si instrument për të sunduar e jo si udhërrëfues për veprime insitutcionale.
“Vendim i drejte dhe i pritshem per kedo qe njeh bazat e ligjshmerise. Ne Kosove ende nuk eshte kuptuar se Hekurani dhe partia e tij e kuptojne ligjin vetem si instrument per te sunduar e jo si udherrefyes per veprime institucionale. E qarte qe sjellja mbi ligjin dhe Kushtetuten i ketij regjimi do te jene problem serioz i shoqerise Kosovare”, tha ai për GazetaBlic.


