Liverpooli ka bërë hapin e parë drejt një transferimi të mundshëm të yllit të Newcastle, Alexander Isak, ka njoftuar Fabrizio Romano.
Merseysiders kanë zhvilluar një bisedë fillestare me “Magpies” për të diskutuar çmimin e sulmuesit suedez, i cili do të ishte një rekord për klubin që e shet.
Nëse Alexander Isak rezulton i pamundur për kampionin anglez, Liverpooli do të hyjë në betejën për Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt.
Ekitike është një objektiv transferimi i Newcastle, të cilit tashmë i është refuzuar një ofertë prej 80 milionë eurosh nga Eagles.
Liverpooli pritet të bëjë ofertën e parë për Alexander Isak në ditët në vijim. Ndërkohë, Ekitike është gjithashtu një objektiv për Manchester United.
/GazetaBlic Sport/


