Lajme

Zogaj: Supremja e tha çka kemi thënë ne, nuk mundesh edhe deputet edhe ministër – shkelje serioze kushtetuese

07/15/2025 18:35
nga:Sh R

Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme se Albin Kurti dhe nëntë “ministra” të tij që janë deputet, kanë kryer shkelje kushtetuese dhe ligjore në ushtrimin e dy pushteteve: ekzekutiv dhe legjislativ.

Postimi i Zogajt:

Gjykata Supreme e Kosovës e tha qartë atë që ne po e themi qe sa kohë! Hekuran Murati nuk mund të jetë njëkohësisht edhe Ministër, edhe Deputet!

Në vendimin e saj të fundit, Gjykata vlerëson se ministri në detyrë ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, duke ushtruar paralelisht dy funksione që janë të papajtueshme mes vete. Sipas nenit 71 të Kushtetutës, kjo është e ndaluar! Për më tepër, akti i nënshkruar prej tij (Udhëzimi Administrativ nr. 01/2025) është shpallur i kundërligjshëm, sepse është nxjerrë pa miratim të Qeverisë dhe në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve.

Kjo është një shkelje serioze që flet shumë për mënyrën arbitrare dhe të paligjshme të qeverisjes.