Portieri Petrit Terziu nuk do të jetë pjesë e Vëllaznimit për edicionin tjetër.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se portieri 23 vjeçar nuk po stërvitet më tek skuadra gjakovare.
Terziu ishte një ndër afrimet e kësaj merkato tek skuadra që do të garojë në Ligën e Parë, por që para zyrtarizimit të marrëveshjes, palët i kanë dhënë fund bashkëpunimit.
Nga burimet e saj, ‘GazetaBlic Sport’, mëson se Terziu do të rikthehet tek skuadra e Ferizajt, me të cilën ka arritur tashmë edhe marrëveshje.

/GazetaBlic Sport/


